Logo
fjalor-semantik
Kërkim semantik me inteligjencë artificiale
10 rezultate për "ëmbëlsirë me qumësht dhe oriz" Semantik
1
sytliaç
Ëmbëlsirë që përgatitet duke zier oriz me qumësht e me sheqer, oriz me qumësht. Një pjatë sytliaç. I hedh përsipër kanellë sytliaçit.
2
zerde
Lloj ëmbëlsire që bëhet me oriz, me ujë dhe me sheqer ose me pekmez.
3
bisbiq
1 Kulaç që bëhet me miell misri të situr hollë, me qumësht dhe me gjalpë.
2 Bagëti (dele ose dash) që e ka trupin të imët e të dobët dhe që zakonisht nuk është e shtruar e ndahet nga tufa.
3 keq. Njeri zakonisht me trup të vogël a të hequr, por shumë i lëvizshëm; llafazan e ngatërrestar; mistrec.
4
akçiash
Ëmbëlsirë me oriz, fasule, arra dhe fiq të thatë.
5
qull
1 Ushqim për fëmijët e vegjël, i përgatitur zakonisht me miell orizi të zier me ujë a me qumësht dhe me sheqer; paluze. Qulli e rrit fëmijën.
2 Gatesë e përgatitur me miell të skuqur e të zier me ujë a me qumësht. Qull i trashë (i hollë). Qull me miell misri (gruri). Qull me arra (me djathë). Pulë (qofte) me qull.
3 Diçka si brumë i ujshëm ose si lëng i trashë. Qull gëlqereje.
4 Që nuk është i zoti e i shkathët, i qullët. Kaq qulle të jetë kjo vajzë?
5 Lag shumë dikë a diçka, e njom me ujë. I qulli flokët (rrobat). E qulli shiu tokën. E qulla peshqirin në ujë. E qulli jastëkun me lot.
6 Perime a pemë të grira ose të ziera e të shtypura si brumë i lëngët. Qull mollësh. Qull patatesh pure.
6
kabuni
1 Ëmbëlsirë që bëhet me oriz e me sheqer të djegur, me rrush të thatë, me bajame etj.
2 Ka (kërkon të ketë) njërën dorë në bakllava dhe tjetrën në kabuni (në mjaltë, në revani) keq. shih te DOR/Ë, ~A.
7
këmbëzon
Nxjerr dy-tri bisqe (për orizin, grurin etj.). Këmbëzoi orizi.
8
gajgana
1 Një lloj ëmbëlsire që bëhet me vezë, me miell, me qumësht e me gjalpë dhe që mbytet me sherbet.
2 Vezë të fërguara së bashku me speca, me domate e me erëza.
9
skrop
Lloj qulli me miell misri e me pak qumësht. Skropin e hanin në mëngjes. *2. përd. mb. Shumë i zi, i zi sterrë. Një palë mustaqe (vetulla) skrop. Ishte bërë skrop ishte nxirë shumë. *3. përd. ndajf. Shumë, fort (për ngjyrën e zezë). Skrop i zi.
10
gjizëtore
Tavë me miell misri, me gjizë e me qepë.