13 rezultate për "bimë mjekësore"
Tekst
1
bimë
Dru, shkurre, barishte, lule, kërpudhë a qenie tjetër e këtij lloji, që mbin, rritet e jeton zakonisht e ngulur në një vend, që e merr ushqimin nga toka dhe nga ajri me rrënjë e me gjethe dhe që shumëzohet me fara ose me lastarë; emër i përgjithshëm për qenie të tilla të gjalla, që rriten në tokë ose në ujë dhe që dallohen nga kafshët, nga që nuk lëvizin vetë. Bimë të egra (të buta,të dobishme).Bimë njëvjeçare (shumëvjeçare).Bimë pyjore (barishtore, bishtajore, grunore). Bimë kacavarëse (ngjitëse). Bimë mjekësore. Bimë vajore, (mjaltëse, helmuese, ngjyruese). Bimë zbukurimi. Bimë dhome. Bimët e Shqipërisë. Bota e bimëve. Zhvillimi i bimëve. Rrënjët (farat) e bimëve. Mbrojtja e bimëve. Vaj bimësh. Llojet e bimëve.
2
boçkë
bot. Bimë mjekësore shumëvjeçare, e helmët, me rrënjë si të qepës, me lule të bardha si në të blertë dhe të mbledhura në vile, që del nëpër shkëmbinj në viset bregdetare; qepë deti. Boçkë bregdetare. Boçka e kuqe. Kokë boçke.
3
drekëz
Bimë barishtore shumëvjeçare e pyjeve halore me dy-tri gjethe vezake të zgjatura në rrëzë të kërcellit, me lule të vogla në trajtë kambane, të bardha e me erë të mirë, që bën kokrra të vogla në ngjyrë të kuqe të ndezur dhe përdoret si bimë mjekësore.
4
gjurmëmushkë
Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të rrëgjuar e me gjethe që i ngjajnë gjurmës së mushkës, që rritet në vende me lagështirë dhe përdoret si bimë mjekësore.
5
grumbulloj
Mbledh në kohën e duhur, sipas rregullave të caktuara e sipas një plani, nga fshatarët ose nga kooperativat prodhime bujqësore e blegtorale për të plotësuar nevojat e popullit e të ekonomisë socialiste. Grumbullojnë drithin (mishin, vezët, qumështin). Grumbullon bimë mjekësore.
6
grunamadh
Bimë mjekësore, me kërcell të drejtë, me gjethe të këmbyera si të tërfilit, që bën lule ngjyrëkafe, të bashkuara në vile dhe me erë të mirë.
7
hidhnaq
Bimë shumëvjeçare kacavarëse me kërcell të drunjëzuar, me lule në ngjyrë të vjollcës ose të bardha, që lulëzon nga prilli deri në vjeshtë, bën kokrra vezake e të kuqe dhe përdoret si bimë mjekësore.
8
hithër
bot. Bimë e egër barishtore që në kërcellin e në gjethet e saj të dhëmbëzuara ka një push të imët djegës dhe që përdoret si bimë mjekësore e për ushqim. Hithra mali. Gjethe (fletë) hithre. Lëng hithre. Lakror me hithra. E dogji hithra. E rrahu me hithra. Vend ku rriten hithrat vend i braktisur; gërmadhë. *2. fig. Njeri i keq, njeri i prapë që nuk i lë të tjerët të qetë. Është një hithër ai! *3. përd. mb. Që të ngacmon e të shqetëson me fjalë, që të djeg me fjalë, piperkë. E kishte gruan hithër. * Nuk bie reja (rrufeja) në hithra fj. u. mospërf. nuk bie e keqja mbi të keqin, s'vete e keqja tek i keqi. I daltë hithra në vatër! mallk. iu shkretoftë shtëpia!, mos i mbettë asnjeri gjallë!, iu shoftë pragu! Shtohet (është) si fara e hithrës (e sinapit, e lirit) shih te FAR/Ë,~A 4. HITHËR DETI zool. Kandil deti.
9
hudhër
bot. Bimë barishtore njëvjeçare me kërcell e me gjethe si të preshit, që bën në tokë një kokë me thelpinj të bashkuar, që ka erë të fortë e të djeg dhe që përdoret si ushqim a si bimë mjekësore. Hudhër e njomë (e thatë). Kokë (thelb) hudhre. Një varg (një tufë) hudhrash. Shtypëse hudhrash. Gjellë (kos) me hudhër. Qëronte hudhra. Vjen erë hudhër. *2. fig. Njeri i lig, njeri i keq. Hudhra hudhrën do. fj. u. *3. përd. ndajf. Shumë. Është hudhër i keq (i thartë, i egër). * Bulmet hudhrash iron. punë e kotë, punë boshe, diçka pa vlerë. Nuk hahet as me hudhra *a) është njeri shumë i keq, nuk durohet dot; *b) nuk besohet fare, është gjë e pabesueshme, nuk ta pranon arsyeja. Për një kokë hudhër për diçka shumë të vogël, për hiçgjë. E qëroi si hudhër dikë e shfrytëzoi shumë, ia hëngri a ia përvetësoi të gjitha ato që kishte. Flet hudhër në kungull flet kot më kot e pa u menduar, flet kodra pas bregut. E ka gojën hudhër thotë fjalë të këqija, përdor fjalë që i lëndojnë e i fyejnë të tjerët. Po nuk hëngre hudhër nuk bie erë fj. u. po nuk pate bërë vërtet faj, nuk mund të të bëjnë fajtor. Ngul qepë e shkul hudhra shih te QEP/Ë, ~A. HUDHËR E EGËR bot. Bimë barishtore njëvjeçare, që rritet nëpër kullota dhe është e ngjashme me hudhrën.
10
lulefilxhan
Bimë barishtore dyvjeçare ose shumëvjeçare, me kërcell të drejtë, me lule si kupë e vogël a si filxhan dhe në ngjyra të ndryshme, e cila rritet në natyrë ose mbillet si bimë mjekësore e zbukuruese.
11
maraq
Bimë barishtore shumëvjeçare e ngjashme me koprën, me kërcell të degëzuar, me gjethe të holla si fije e me erë të mirë dhe me lulesë të verdhë, që rritet zakonisht nëpër ledhe në vende të thata e përdoret si erëz në gjellë ose si bimë mjekësore. Vaj maraqi.
12
mjekësor
Që ka të bëjë me mjekësinë a me mjekimin; që i përket mjekësisë; që lidhet me veprimtarinë për parandalimin e shërimin e sëmundjeve. Shkenca (kultura) mjekësore. Praktika mjekësore. Qendër mjekësore. Vizitë mjekësore. Raport mjekësor. Ndihmë (këshilla, masa) mjekësore. Shërbimi (kontrolli) mjekësor. Komisioni mjekësor. Shkolla e mesme mjekësore. *2. Që ka veti shëruese; që përdoret në mjekësi ose për mjekim. Bimë mjekësore. Vajra mjekësore.
13
ryzë
Bimë mjekësore me fletë që kanë erë të fortë e të rëndë, me lule të verdha të mbledhura në tufa të vogla, nga e cila nxirret një vaj i hidhur; bar shpretke. Lëngu i ryzës.