Logo
fjalor-semantik
Kërkim semantik me inteligjencë artificiale
34 rezultate për "dritë" Fjalë
1
dritë
I çeli drita e zuri mëngjesi. Doli në dritë
2
dritëbardhë
Që lëshon një dritë të bardhë. Yjtë dritëbardhë.
3
dritëdashës
Që rritet e zhvillohet mirë në dritë, që ka shumë nevojë për dritë, që do dritë; kund. hijedashës (për bimët). Bimë (lule) dritëdashëse.
4
dritëdhënës
1 Që jep dritën për të cilën njeriu e qeniet e tjera të gjalla kanë nevojë jetësore; që është burim drite. Dielli dritëdhënës.
2 fig. Që të ndriçon e të tregon rrugën e drejtë për të ecur përpara, që të hap sytë e të udhëheq në veprimtarinë revolucionare.
5
dritëgjatë
Që nuk mund të shohë mirë afër, por që sheh mirë larg, dritëlargët; kund: dritëshkurtër. Njeri dritëgjatë.
6
dritëgjatësi
Të qenët dritëgjate; kund. dritëshkurtësi.
7
dritëhedhës
Që lëshon rreze të forta drite, që hedh dritë në largësi të madhe; që shërben për të ndriçuar diçka. Raketë dritëhedhëse.
8
dritëhije
Vend a hapësirë me dritë dhe me hije; gjysmëhije. Nëpër dritëhije. Sheh (dallon) në dritëhije.
9
dritëlargësi
Dritëgjatësi; kund. dritëshkurtësi.
10
dritëlargët
Dritëgjatë; kund. dritëshkurtër. Njeri dritëlargët.
11
dritëlëshues
Që lëshon rreze drite, që bën dritë, që ndriçon. Lëndë dritëlëshuese.
12
dritëmadh
1 Që lëshon dritë të fortë, që ndriçon shumë; që është shumë i ndritshëm.
2 fig. poet. I ndritshëm, i shkëlqyeshëm, i lumtur. E ardhmja jonë dritëmadhe.
13
dritëmekët
Që jep një dritë të dobët, që ka një dritë të mekur. Kandil (bishtuk) dritëmekët.
14
dritëndjeshëm
Që e ndjen shumë dritën, që është shumë i ndjeshëm ndaj rrezeve të dritës. Sytë e peshqve janë pesë herë më dritëndjeshëm se sa ata të njeriut.
15
dritëpakë
Që ka dritë të dobët, që lëshon pak dritë, që ndriçon pak; kund. dritëshumë.
16
dritëpërshkueshëm
Që mund të përshkohet nga rrezet e dritës, që e lejon dritën të kalojë; i tejpashëm.
17
dritëplotë
1 Që bën shumë dritë, që është plot me dritë; që është me diell, që shkëlqen nga dielli. Llambë dritëplotë. Qiell dritëplotë. Ditë dritëplotë.
2 fig. I shkëlqyeshëm; i lavdishëm. Nën udhëheqjen dritëplotë.
18
dritëpritëse
Këllëf a kapak prej xhami të ngjyrosur, prej cohe, mëndafshi etj., që vihet rreth e rrotull llambës për të zbutur forcën e dritës; abazhur.
19
dritërrezatues
Që lëshon rreze drite, që rrezaton dritë.
20
dritëshkurtër
1 mjek. Që nuk mund të shohë mirë larg, por që sheh mirë afër, miop; kund. dritëgjatë, dritëlargët. Njeri dritëshkurtër. Sy dritëshkurtër.
2 libr. Që ndriçon për pak kohë; që nuk ndriçon shumë larg. Fener (kandil) dritëshkurtër.
3 fig. Që nuk i gjykon dot thellë gjërat; që e shikon cekët një çështje a një problem; që nuk është i aftë të parashikojë zhvillimin e ngjarjeve, që nuk i parashikon dot pasojat e diçkaje, që nuk sheh larg; kund. largpamës. Njeri (politikan) dritëshkurtër. Politikë dritëshkurtër. Qeveri dritëshkurtër.
21
dritëshkurtësi
1 Të qenët i cekët në mendime e në gjykimin e gjërave; paaftësi për të parashikuar zhvillimin e ngjarjeve a pasojat e diçkaje; kund. largpamësi.
2 mjek. Të qenët dritëshkurtër; kund. dritëgjatësi.
22
dritëshuar
Që i ka ikur drita e syve, që nuk sheh më, i verbër.
23
dritëshumë
Që ka dritë të fortë, që bën shumë dritë; që ndriçon shumë larg; kund. dritëpakë.
24
dritësi
Raporti i dendësisë së dritës së një ylli me dendësinë e dritës së Diellit.
25
dritësim
Veprimi sipas kuptimeve të foljeve DRITËSOJ, DRITËSOHET.
26
dritësjellës
1 Që sjell dritë, që përhap dritë. Burim dritësjellës.
2 fig. Që sjell dije, arsim e kulturë, që përhap të renë, që ndihmon për zhvillimin e përparimin e mëtejshëm.
27
dritësohet
Zhvillohet më tej nga ana arsimore e kulturore.
28
dritësoj
1 fig. I jap dije, arsim e kulturë; hijeshoj; ndriçoj. E dritësoi vendin.
2 E bëj që të ndritë, e mbush me dritë, ndriçoj.
29
dritësor
Që bëhet për të marrë sa me shumë dritë, që bëhet për ta zënë sa më shumë dielli. Prerje dritësore.
30
dritëvenitur
Që e ka humbur forcën e dritës, që është zbehur ose po shuhet dalëngadalë, që ka dritë shumë të dobët. Hëna dritëvenitur.
31
dritëz
Dritë e dobët, ndriçim i pakët. Dritëz e mekur. Dritëz e kuqe. U ndez një dritëz.
32
dritëzbehtë
Që ka dritë të dobët, që ndriçon shumë pak, që ka dritë të zbehtë.
33
shndritës
Që lëshon dritë, që ndriçon fort, që shkëlqen me dritë të fortë. Metal shndritës. Sy shndritës.
34
vit-dritë
Njësia e matjes se largësive të mëdha midis planetëve e yjeve, e barabartë me rrugën që mund të përshkojë drita gjatë një viti (afërsisht nëntë trilionë kilometra).