Logo
fjalor-semantik
Kërkim semantik me inteligjencë artificiale
10 rezultate për "forca e cila tërhëq trupat drejt tokës" Semantik
1
rëndesë
fiz. Forca që i tërheq gjithë trupat drejt qendrës së Tokës; gravitet. Forca e rëndesës. Fusha (qendra) e rëndesës. Ligji i rëndesës. *2. vjet. Taksë.
2
plandosem
Përplasem me forcë për tokë a pas diçkaje të fortë; bie me forcë, bie si plëndës; rrëzohem (zakonisht për diçka të rëndë). U plandos përtokë (në dysheme, në shtrat).
3
zvarrë
Duke e tërhequr dikë a diçka me forcë për tokë, duke e zvarritur përdhe; rrafsh me tokën, rrëshqanë. E hoqi (e tërhoqi) zvarrë. E mori (e çoi) zvarrë. I hiqte këmbët zvarrë. *2. fig. Me zor, pa dëshirë, me pahir; me forcë (për njerëzit). I mblodhi njerëzit zvarrë. I mori zvarrë në shtëpi. E mori zvarrë për drekë. *3. fig. Pa e bërë në kohën e duhur, ngeshëm e me vonesë (për një punë, për një çështje etj.). I la (mbetën) punët zvarrë. E ka marrë zvarrë. *4. fig. Ngadalë, duke e zvarritur (zhvillimin e diçkaje); duke e zgjatur më shumë se zakonisht (për zërin, për bisedën etj.). E heq zërin zvarrë. I tërheq fjalët zvarrë. Biseda hiqej zvarrë biseda zhvillohej pa gjallëri e me pahir. * Me brekë zvarrë (nëpër këmbë, nëpër shalë) thjeshtligj. tall. shih te BREKË,~T. Hiqet zvarrë (rrëshqanë) *a) vepron shumë ngadalë për të kryer diçka; *b) mezi mbahet, e kalon jetën me vështirësi. E merr (e tërheq) zvarrë diçka nuk e lë që të ngrejë kokë, e merr nëpër këmbë, e fut përfund. E hoqi (e tërhoqi) këmbën zvarrë (rrëshqanë) ka dëshirë që të bëjnë edhe të tjerët atë që bëri ai, që të ecin edhe të tjerët në gjurmët e tij; i paraprin diçkaje, sjell mbarësi; ndjell diçka të ngjashme me atë që ka bërë ai. E heq shkopin zvarrë shih te SHKOP,~I. I lë litarët zvarrë shih te LITAR,~I. Merr hekurat zvarrë shih te HEKUR,~I.
4
baraspeshë
Gjendje në prehje e një trupi, kur veprojnë mbi të forca të kundërta të barabarta; gjendje e pandryshuar e një trupi, mbi të cilin veprojnë forca ose shkaqe të kundërta e të barabarta. Baraspeshë e qëndrueshme (e paqëndrueshme, e përkohshme). Baraspesha e një lëngu (e një trupi të ngurtë). Vë në baraspeshë.
5
shtypës
1 Që rëndon me forcë mbi diçka, që shtyp. Forcë (peshë) shtypëse. *2. Që shërben për të ngjeshur, për të thërrmuar a për të shtrydhur. Makinë shtypëse. *3. Që e mban dikë të nënshtruar, nën zgjedhë dhe e shfrytëzon egërsisht; nënshtrues. Klasat shtypëse. Organe shtypëse. Politikë shtypëse.
2 Përdorëse prej druri a prej metali, rreth një pëllëmbë e gjatë, e rrumbullakët e me flokë në të dyja anët, që shërben për të shtypur gjëra të ndryshme në havan, dorëza e havanit; gur i rrumbullakët e i lëmuar që shërben për të shtypur kripë, ullinj, hudhra etj. Shtypës druri (tunxhi). Shtypësi i havanit. Shtyp kripë (hudhra, ullinj) me shtypës. *2. Havan (zakonisht prej druri). Shtypësi i hudhrave. *3. Makinë a pajisje që shërben për të shtypur lëndë të ndryshme, presë. Shtypës hidraulik. Vë në shtypës. *4. fig. Ai që shtyp e shfrytëzon të tjerët. Shtypësit e huaj. Shtypësit e popullit. Shtypësit dhe të shtypurit. Shoqëri pa shtypës e pa shfrytëzues. *5. fig. Ai që shtyp me dhunë e me forcën e armëve një lëvizje revolucionare, çlirimtare a përparimtare; ai që nuk e lejon dikë të shprehet, të shfaqet ose të veprojë lirisht, ai që e ndrydh a e mbyt diçka përparimtare. Shtypësit e kryengritjes. Shtypësit e kritikës (e zërit të masës).
6
fërkim
1 fiz. Forca që pengon lëvizjen e një trupi në një sipërfaqe. Fërkim i brendshëm. Fërkim rrëshqitës. Fërkim i thatë. Fërkimi i rrokullisjes.
2 Veprimi sipas kuptimeve të foljeve FËRKOJ, FËRKOHEM. Fërkim me alkool. Bar për fërkim.
7
kundërforcë
Forcë që i kundërvihet një force tjetër dhe që është pothuajse e barabartë me të. *2. spec. Mur i madh që shërben për të forcuar një mur tjetër mbajtës a mbështetës. Diga me kundërforca.
8
tektonikë
Tërësia e lëvizjeve dhe e ndryshimeve në koren e tokës nën veprimin e forcave të brendshme tokësore; veçoritë e ndërtimit të kores së tokës dhe vendosja e shtresave të saj pas këtyre lëvizjeve e ndryshimeve; degë e gjeologjisë që studion këto dukuri. Tektonika e kores së tokës. Tektonika e rrudhosjes. Studimi i tektonikës.
9
punë
1 Gjendja, rrethanat në të cilat ndodhet dikush lidhur me diçka; gjendja e marrëdhënieve të dikujt me dikë. E ka punën pisk (keq, mirë). E ka punën grurë me dikë. Nuk i kanë punët mirë.
2 Lëvizja që bën e veprimtaria që kryen një organ, një organizëm, një aparat, një mjet etj. Puna e zemrës (e stomakut, e veshkave). Puna e orës (e motorit, e makinës). Puna e muskujve të krahëve. Regjimi i punës (së një makine). mek. E vë makinën në punë. E bëri gati për punë.
3 Fryti i veprimtarisë prodhuese me cilësitë dhe vlerat e tij të tjera, ajo që arrin të bëjë dikush gjatë procesit të prodhimit; sendi, vegla etj. që prodhon punëtori a punonjësi; rezultati i veprimtarisë së dikujt; punim. Punë shkencore. Punë e mirë. Punë vjetore (diplome). Punë kryq (punë shkop, punë zinxhir) Hoje qëndisjesh. Punë me vlerë. Cilësia (sasia) e punës. I mati punën. Nxori punë të pastër. I mori punën në dorëzim. Kishte marrë edhe punën me vete.
4 bised. Diçka e ngjashme me një send, lloj, farë. I ra si një punë damllaje. U duk një punë mize.
5 fiz. Rezultati i veprimit të një forcë mbi një trup, e cila e zhvendos trupin në një drejtim të caktuar dhe shoqërohet me harxhim energjie. Punë mekanike. Njësitë e punës. Formula e punës. Treguesit e punës. Pa forcë nuk mund të bëhet punë. Harxhohet punë.
6 bised. Vendi (ndërmarrja, institucioni etj.) ku punon dikush; kolektivi ku punon dikush. Shokët e punës. E mori djalin në punën e vet. Ku ke punën, shtro (edhe) gunën. fj. u. I erdhi gjithë puna.
7 Diçka që duhet bërë; çështje që duhet sqaruar a zgjidhur; çështje që ka të bëjë me dikë ose që varet nga dikush a nga diçka; çështje që të shqetëson, hall; bised. shkak, arsye. Punë boshe. Punë burrash. iron. Punë grash. mospërf. Punë fëmijësh. mospërf. Punë pa krye. Puna është se ... Si do të vejë puna?! U pa kjo punë. Këto janë punë të thella. Merrej me punën e... I bie punës prapa kujdeset për një çështje, e ndjek atë derisa të zgjidhet. I vlen rreth punës (asaj pune) dikush kujdeset për një çështje, i bie prapa punës. I vuri punët me radhë i vuri punët në rregull, i vuri në vijë. I ka punët në vijë (për fije) i ka punët fare mirë, çdo gjë i vete mbarë. Janë punët kokë e këmbë (këmbë e krye) janë ngatërruar punët, janë herë lëmsh. E di ujë atë punë dikush e di shumë mirë, e njeh fare mirë. Ia bëri punën livadh (shesh me lule) dikujt ia paraqiti diçka si shumë të lehtë për t'u bërë. S'më prish ndonjë punë. Është punë kohe (ditësh). Nuk pret puna. Është puna ime. Është punë për mua. S'është punë për ty. S'është puna aty. U trash puna. Si qëndron puna? Na hapi punë. I hopi punë vetes. I nxori shumë punë. U mbyll ajo punë. T'i vëmë kapak kësaj pune! ta mbyllim këtë çështje!, të mos e zgjatim më tej, t'i vëmë pikë! U jep udhë punëve. I merr punët shtruar. I lë punët varur dikush i zgjat gjërat e i lë pa zgjidhur, nuk thotë as «po», as «jo». I lë punët gjetur dikush nuk përpiqet fare ta sqarojë a ta zbërthejë diçka; e lë ashtu siç është, nuk vepron a nuk kujdeset fare për diçka. I bëri punët lëmsh. Puna bëri bujë (ra në erë), ia tregoi punën me hollësi. S'ka gisht në atë punë. I ra në të punës. S'e çan kokën për atë punë. Ja si qenka puna! Kam punë me të. Ndalohet hyrja pa punë! Më solli puna këtu. S'më shpie (s'më çon) puna atje s'kam të bëj me dikë a me diçka. E pleqëroi punën me të. E peshoi mirë punën. Ç'punë ke ti me të? Ai e ka punën në dorë prej tij varet gjithçka, ai vendos. Ashtu e kishte punën. S'dihet si e ka pasur punën. Mos fut hundët në punët e botës! Ua prishi punët u hapi telashe, i pengoi. Ishte punë inati. S' është punë për të qeshur (për t'u tallur) është punë me rëndësi, duhet marrë seriozisht kjo çështje. U zunë për punë librash. U shqetësuan për punë të djalit. U lodh shumë nga puna e dasmës. Nuk erdhi dot për punë të sëmundjes. Për ç'punë e bëre këtë? Ndodhi pa punë ndodhi kot, pa asnjë shkak. Punë e pa punë me arsye e pa arsye, me shkak e pa shkak. Kësaj i thonë (kjo është) punë pa punë! të bësh punë pa nevojë e pa dobi, t'i nxjerrësh vetes punë kot.
10
zbarkues
Që përdoret për zbarkimin e trupave në tokë. Anije (varkë) zbarkuese. Mjete zbarkuese. *2. Që zbresin nga një anije, nga një aeroplan etj. në tokën e kundërshtarit ose në zonën e pushtuar prej tij për të bërë luftime e veprime të tjera ushtarake; që përgatiten posaçërisht për veprime të tilla; i zbarkuar. Trupa (forca) zbarkuese. *3. si em. ~, ~I m. ~, ~IT. Ai që zbret nga një anije, nga një aeroplan etj. në tokën e kundërshtarit ose në zonën e pushtuar prej tij për të bërë luftime e veprime të tjera ushtarake. Rrethimi (asgjësimi) i zbarkuesve.