10 rezultate për "kafshë e ngadaltë"
Semantik
1
plantë
1
I përfushtë, i sheshtë; pak i pjerrët. Tokë e plantë.
2
fig. I ngadalshëm, i plogët; i qetë.
2
ngalakaq
Që është i ngadalshëm në lëvizje; që ecën dhe lëviz me përterë, i plogët, i ngathët; kund. i shkathët. Fëmijë ngalakaq.
3
dalëngadalë
1
Pak e nga pak, jo menjëherë; ca nga ca. Rritet dalëngadalë. Shuhet (tretet) dalëngadalë.
2
Pa u shpejtuar, me ngadalë; qetë-qetë. Ecën dalëngadalë.
4
avashllëk
Ngadalësi e madhe, plogështi. Eci me avashllëk. Punon me avashllëk. E bën me avashllëk. Luftoj avashllëkun.
5
dalë-dalë
Dalëngadalë, me ngadalë. Po vjen dalë-dalë.
6
qetë
1
Që nuk ka shumë lëvizje dhe zhurmë njerëzish a mjetesh; kund. i zhurmshëm. Rrugë e qetë. Qytet i qetë. Vend i qetë. Shtëpi e qetë. Në një kënd të qetë.
2
Që bëhet a që zhvillohet pa shqetësime a pa telashe, që nuk shoqërohet me çrregullime e ngatërresa ose me ngjarje të papëlqyera; që nuk e ngacmon a nuk e shqetëson diçka, që ka qetësi shpirtërore. Gjendje e qetë. Jetë e qetë. Ditë të qeta. Udhëtim i qetë. Bëj gjumë të qetë. Kërkon një punë të qetë. Rri i qetë. E kam shpirtin të qetë. E ndiej veten të qetë. E kam ndërgjegjen të qetë nuk më bren ndërgjegjja. Nuk e lë të qetë dikë e shqetëson, i bie më qafë. Jam i qetë për të nuk shqetësohem për të, jam i sigurt për të.
3
Që bëhet ngadalë, pa u ngutur e pa zhurmë. Ecje e qetë. Lojë e qetë. Me hapa të qetë. Frymëmarrje e qetë.
4
Që është i urtë, i përmbajtur dhe jo shumë i lëvizshëm nga natyra, që nuk i ndihet zëri ose që nuk merr zjarr menjëherë, i shtruar; që është tipar i një njeriu të tillë. Fëmijë i qetë. Njeri (tip) i qetë. Kalë i qetë. Vështrim i qetë. Me pamje të qetë. Me zë (ton) të qetë.
5
Që është e këndshme për syrin, që nuk të shqetëson, që nuk ia vret syrin; jo e fortë, e ëmbël (për ngjyrat). Ngjyra të qeta.
6
Pa zhurmë, me lëvizje të ngadalë e të shtruar. Rrjedh qetë. Rreth e rrotull ishte qetë.
7
Ngadalë, pa u ngutur e pa rrëmujë, shtruar; me qetësi. Flet qetë. Ecën qetë. E merr punën qetë.
8
Pa ndonjë shqetësim a diçka që ta ngacmojë, në prehje. Rri qetë. Fle qetë.
9
Që nuk ka dallgë (për detin, liqenin), që rrjedh shtruar e pa zhurmë (për lumin); që nuk ka erë (për motin, kohën). Det (liqen) i qetë. Lumë i qetë. Ujëra të qeta. Ditë e qetë. Mbrëmje e qetë.
10
Faqe e një shkëmbi të pjerrët; rrip i ngushtë toke në faqe të një shkëmbi të pjerrët. Kullot dhitë qetave.
11
Shkëmb i pjerrët me majë të mprehtë e me thepa. Qeta e Arushës. Në majë të një qete. Iu ngjit një qete.
7
ndejshëm
1
Ngadalë e pa u nxituar; shtruar, qetë-qetë. Flet ndejshëm. Iu përgjigj ndejshëm. Zjarri digjej ndejshëm.
2
Që nuk rrëmbehet në gjykime e në veprime, që i peshon mirë punët e fjalët, i matur, i shtruar, i qetë. Është burrë i ndejshëm.
8
ngadalë
Në mënyrë të ngadalshme, me shpejtësi të vogël, pa u nxituar; kund. shpejt. Ecin ngadalë. Punon ngadalë. E bënë rrugën ngadalë. E kanë marrë punën ngadalë. *2. Më zë të ulët; pa u ndier; pa bërë zhurmë. Flet ngadalë. U afrua ngadalë. *3. përd. pasth. Përdoret për t'i prerë hovin ose për t'i tërhequr vëmendjen dikujt që ecën, që bën një punë a që flet. Më ngadalë, ju lutem!
9
ngadalësohet
Bëhet më e ngadalshme diçka; zhvillohet a ecën më ngadalë; kund. shpejtohet. Ngadalësohen proceset fiziologjike. Është ngadalësuar ritmi. *2. Pës. e NGADALËSOJ.
10
punërryeshëm
Që i bën punët me ngadalë e me zor; që mundohet shumë kur bën një punë.