Logo
fjalor-semantik
Kërkim semantik me inteligjencë artificiale
12 rezultate për "lumë" Fjalë
1
lumë
Rrjedhë natyrore e madhe dhe e përhershme uji të ëmbël, që del nga një burim, shkon nëpër një shtrat në mes brigjesh dhe derdhet në det, në liqen ose në një rrjedhë tjetër më të madhe. Lumë i madh (i gjerë, i gjatë, i thellë). Lumë malor (fushor). Lumë i lundrueshëm. Lumë i nëndheshëm (nëntokësor). Lumi i Shkumbinit (i Matit, i Semanit). Lumenjtë e Shqipërisë. Detet dhe lumenjtë. Ujë lumi. Shtrati i lumit. Brigjet (bërrylat) e lumit. Zalli i lumit. Vau i lumit. Burimi i lumit. Grykëderdhja e lumit. Degët e lumit. Gurë lumi. Peshk lumi. Urë mbi lumë. Në buzë të lumit. Në të dy anët e lumit. Matanë (përtej) lumit. Shfrytëzimi i lumenjve. Doli lumi nga shtrati vërshoi. U fry (ra) lumi. Lahen në lumë. U mbyt në lumë. Kaloi lumin. Lumi i Vjosës derdhet në detin Adriatik. *2. fig. Rrjedhë e madhe e diçkaje të lëngshme, që shkon me shumicë e pa pushim. Lumë gjaku. Lumë djerse. Lumë lotësh. *3. fig. Shumicë njerëzish, gjërash etj., që lëvizin së bashku a derdhen pa pushim; diçka që del me shumicë dhe shkon me vrull në një drejtim. Lumë njerëzish. Lumë letrash. Lumë fjalësh (frazash). Lumë shpifjesh. *4. përd. ndajf. Në sasi shumë të madhe e pa pushim, si lumë. U derdh vera (rakia) lumë pinë verë (raki) pa kufizim, pinë shumë e sa deshën (në një dasmë a gosti). U derdh (shkoi) gjaku lumë. I vinin lotët lumë. Shkonte djersa lumë. * Ai i lumit (i lumit) euf. shejtani, djalli, i paudhi. U bë lumë mospërf. u deh shumë u bë tapë. E hodhi lumin (përruan, vaun, hendekun) shih te HEDH 20. Është për lumë është shumë keq, është në gjendje të vështirë, është në hall të madh. Lumë e det (për lumë e për det) *a) keq e mos më keq, shumë keq; *b) që vuan shumë, i mjerë. Lumë e përrua lumë e det. E mori lumi (deti) e pësoi keq, e gjeti e keqja, e piu (e preu) e zeza, mori fund, u shkatërrua. Hedh farë në lumë (në det, në shkëmb, në ujë) shih te FAR/Ë,~A. Hodhi një gur në lumë (në ujë, në ferrë) shih tek UJ/Ë, ~I. E kaloi lumin në va shih te VA,~U. Ia mori lumi të keqen shpëtoi nga diçka e keqe, shpëtoi nga hallet; shpëtoi paq. U mbyt në lumë pa ujë shih tek UJ/Ë,~I. Shkoi (vajti) si guri në lumë (në ujë, në pellg) shih te GUR,~I. Shpëtoi nga lumi e ra në det shpëtoi nga një e keqe më e vogël dhe ra në një të keqe më të madhe, ra nga shiu në breshër. Pika-pika bëhet lumi fj. u. shih te PIKA-PIKA. Një vijë nuk e kthen lumin prapa fj. u. diçka e vogël s'mund të ndryshojë rrjedhën e përgjithshme të zhvillimit. Të fut në lumë (në ujë, në pus, në det) e të nxjerr pa u lagur shih te LAGEM. E hodhi (e kapërceu, e kaloi) lumin pa u lagur (pa lagur këmbët) shih te LAGEM.
2
lumëbardhë
Fatbardhë, fatlumtur, fatmirë. Njeri lumëbardhë.
3
lumëmadh
Fatzi, fatkeq, i gjorë. *2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Ç'bëri (ç'pati), lumëmadhi!
4
lumëzi
Fatzi, fatkeq, i gjorë, lumëmadh. *2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. E pësoi keq, lumëziu.
5
anëlumë
Bregu gjatë rrjedhës së lumit; rrugë a shëtitore buzë një lumi. Mori anëlumin.
6
breglumë
Rrip toke a luginë në breg të lumit; breg lumi. Mjegulla e breglumit.
7
kallume
Grumbull sendesh pirg; stivë. Kallume gurësh. Kallume kripe. E bëri plehun kallume. *2. Gropa e nevojtores.
8
kallumë
Filli i drurit që vihet për së gjati e përfundi barkës. Dërrasat mbërthehen në kallumë.
9
kollume
Gropa ku ngjishet balta për të bërë tulla, tjegulla etj. *2. Pjesa e fundit e një barke a e një sandalli, tabani i barkës.
10
llumë
Gropë a pellg i madh me ujë të ndenjur e të ndotur; llakë e madhe me ujë, ku lahen bagëtitë në verë përpara qethjes. I futin bagëtinë në llumë.
11
punëlumë
Që nuk i kryen mirë punët, që i bën punët shkel e shko.
12
tejlumë
Vend që gjendet përtej lumit; viset matanë lumit. Fshatrat (vendet, kullotat) e tejlumit.