Logo
fjalor-semantik
Kërkim semantik me inteligjencë artificiale
39 rezultate për "mal" Fjalë
1
mal
1 fig. bised. Grumbull i madh sendesh të vëna stivë a të përqendruara në një vend. Një mal me gurë. Një mal me orendi.
2 Vend shumë i ngritur mbi sipërfaqen e tokës që ka përreth, më i lartë se kodra, me majë a me kreshtë dhe me shpate zakonisht të pjerrëta, që zbresin në lugina. Mal i lartë (i madh). Mal i veshur (i zhveshur, i thatë). Mal shkëmbor. Mali i Tomorit (i Korabit, i Dajtit). Malet e Shqipërisë. Majë (kreshtë, shpat, faqe, brinjë, qafë, grykë) mali. Rrëza e malit. Rrugë mali. Çaj mali shih te ÇAJ,~I 1. Lule mali. Lëpjetë mali. Shpend mali. Erë mali. Vargu i maleve. Arë (kullotë) në mal. Fshatrat rrëzë (prapa) malit. Doli në mal. bised. doli partizan. Mori malet doli në mal, u arratis. Buçasin (gjëmojnë) malet. Iu ngjitën (iu qepën) malit. Zbresin nga mali. Rrofsh (të paçim) sa malet! ur. U mbushën malet me borë. Mali me malin nuk piqet, njeriu me njeriun piqet. fj. u.
3 vjet. Krahinë e vogël në malësi, popullsia e së cilës përbënte një njësi etnografike të veçantë. Mbledhja e maleve. Kuvendi i maleve. Nëntë malet e Dibrës. Nga një burrë për mal.
4 bised. Krahinë malore, malësi; vendbanim malor. Mali ka klimë më të mirë. Zbriti nga mali në qytet.
2
malacak
Që banon në mal, malësor. *2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Fusharakë e malacakë.
3
malarie
Sëmundje e rëndë që shkaktohet nga parazitë shumë të vegjël, të cilët ia fut njeriut në gjak mushkonja anofele kur e pickon, dhe që shfaqet me ethe të forta e me të dridhura, të cilat e zënë njeriun herë pas here zakonisht në mbrëmje; ethet e kënetës. Malarie e vjetër. Mushkonja e malaries anofelja. Ethet e malaries. Paraziti i malaries. Përhapja e malaries. Zhdukja e malaries. Lufta kundër malaries. Vuante nga malaria. E zuri (e kapi) malaria.
4
malarik
Që vuan nga malaria. Fëmijë malarikë. *2. Që është burim a vatër për përhapjen e malaries. Vend malarik. Zonë malarike. *3. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit. Mjekimi i malarikëve.
5
malatak
I pagdhendur e i trashë, malok. *2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit.
6
malazias
1 Që lidhet me Malin e Zi ose me malazeztë, që është karakteristik për Malin e Zi ose për malazeztë, i Malit të Zi ose i malazezve; që është krijuar nga malazeztë. Burrë malazias. Grua malazeze. Këngë (veshje) malazeze. Folklori malazias.
2 Banor vendës i Malit të Zi ose ai që e ka prejardhjen nga Mali i Zi.
7
malcim
Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve MALCOJ, MALCOHET. Malcimi i plagës. Malcimi i veshit. *2. Plagë që ka filluar të mbledhë, plagë së cilës i ka hyrë pezmi; vend i qelbëzuar në trup. Malcime kronike.
8
malcohet
Merr pezëm, fillon të mbledhë, pezmatohet (për plagët). Është malcuar plaga. *2. fig. Bëhet më keq, keqësohet, acarohet. U malcua puna (grindja).
9
malcuar
Që është malcuar, i pezmatuar (për plagën). Plagë e malcuar. Gisht i malcuar.
10
malësi
Vend me male, krahinë malore; grup a varg malesh. Malësi e thellë. Malësia veriore (qendrore) e Shqipërisë. Popullsia e malësisë. Trim (burrë) malësie. Mikpritja e malësive. Jeton e punon në malësi. *2. përmb. Malësorët. U mblodh malësia. E dha fjalën (besën) malësia.
11
malësor
1 Që banon në malësi ose që e ka prejardhjen nga malësia; që ka të bëjë me malësinë ose me malësorët, i malësisë ose i malësorëve; që është karakteristik për malësorët; që është krijuar nga malësorët. Nënë malësore. Popull malësor. Veshje malësore. Zakon malësor. Mikpritje malësore.
2 Banor i malësisë ose ai që e ka prejardhjen nga malësia. Malësorët shqiptarë. Malësorët trima. Malësorë e fusharakë. Djalë malësori. Besë (fjalë) malësori. Kryengritjet e malësorëve kundër pushtuesve.
12
malësorçe
Sipas mënyrës së malësorëve, siç bëjnë malësorët. Këndon (vallëzon, kërcen) malësorçe. Vishet malësorçe.
13
maliher
Pushkë e vjetër, e gjatë e me pesë fishekë. Mbushi maliherin. Krisi maliheri.
14
Mali i Zi
është shtet në Ballkanin perëndimor. #:Kryeqyteti i Malit të Zi është Podgorica.
15
malijë
Erë e ftohtë që fryn nga malet; era e veriut; murrlan.
16
malishtë
Krahinë e vogël malore.
17
mall
1 bised. Pasuri, kryesisht e patundshme, që mund të shitet ose të blihet; pasuri private, shoqërore a shtetërore. Mall belik. vjet. pasuri shtetërore. Mall i trashëguar. Mall e gjë. Malli i shtëpisë. Është malli i shtetit (i kooperativës). I zoti i mallit. Kishte shumë mall e para. E hëngri (e shtoi) mallin. Shinte në mallin e botës (si në mallin e vet, si në mallin e babait).
2 ek. Produkt i punës, që plotëson një nevojë të njeriut dhe që prodhohet për t'u këmbyer ose për t'u shitur; send i prodhuar për t'u shitur. Mall i mir ë(i lirë, i shtrenjtë). Mallra ushqimore (industriale). Mall shqiptar (i huaj). Mallra të përdorimit të gjerë. Depo mallrash. Tren (vagon) mallrash. Agjencia e mallrave. Shitja (blerja) e mallrave. Prodhimi i mallrave. Sasia (cilësia) e mallrave.
3 Dhembje e thellë shpirtërore e trishtim që ndjejmë për dikë a për diçka që ndodhet larg nesh; dëshirë e fortë për t'u kthyer përsëri në një vend që s'e harrojmë kurrë, për të takuar një njeri të dashur që është larguar, për tërijetuar edhe një herë si dikur ose për t'u marrë përsëri me diçka që na ka pëlqyer shumë. ''Me mall të madh. Malli për atdhe. Malli i nënës (i motrës). Kishte mall për prindërit (për fshatin, për shtëpinë, për gurët e sokakut). Kam mall për ato vite. Kishte mall t'i hipte kalit (të ngiste qetë). Më merr (më zë, më kap) malli për dikë a për diçka. * Sa për mall sa për qejf, sa për të nxjerrë mallin. Është për mall diçka është shumë e mirë a shumë e bukur, është diçka që ta do zemra gjithnjë. E kishte për mall dikë a diçka e donte shumë, e kishte për zemër. Do t'i kesh mallin dikujt a diçkaje do ta kërkosh e nuk do ta gjesh më (thuhet kur dikush nuk e vlerëson si duhet dikë a diçka kur e ka). Më nxjerr (më heq) mallin e dikujt a të diçkaje shih te nxjerr 28. S'e ha malli për dikë a për diçka iron. nuk shqetësohet fare, as që bëhet merak për dikë a për diçka, aq i bën. Nuk më merr malli për dikë mospërf. nuk dua të di fare për të, nuk dua t'ia shoh fytyrën. E preu malli (barku) për dikë a për diçka iron. shih te pres I. Rrallë e për mall shih te rrallë 2. E bën nga halli e jo nga malli shih te hall, ~i.''
18
Mallakastra
është njëri nga krahinat e Shqipërisë.
19
mallakastriot
1 Që lidhet me krahinën e Mallakastrës ose me mallakastriotët, që është karakteristik për krahinën e Mallakastrës ose për mallakastriotët, i Mallakastrës ose i mallakastriotëve; që është krijuar nga mallakastriotët. Luftëtar mallakastriot. Kooperativistët mallakastriotë.
2 Banor vendës nga krahina e Mallakastrës ose ai që e ka prejardhjen nga kjo krahinë.
20
mallëngjehem
Prekem thellë në zemër, përmallohem. U mallëngjye shumë kur e pa (kur e dëgjoi, kur e përcolli). U mallëngjye nga gëzimi. *2. Më zë malli për dikë a për diçka, kam mall, dëshirohem për të. Mallëngjehej për vendlindjen (për shokët). Mallëngjehet nëna për fëmijët.
21
mallëngjej
E prek thellë në zemër dikë, duke i ngjallur një ndjenjë dhembshurie, keqardhjeje a mëshire ndaj dikujt a diçkaje, ose një ndjenjë gëzimi të madh; e përmalloj. E mallëngjeu me fjalët që i tha. Shfaqja (filmi) na mallëngjeu.
22
mallëngjim
Ndjenjë dhembshurie, keqardhjeje a mëshire ose ndjenjë gëzimi të madh që kemi kur mallëngjehemi; gjendja shpirtërore e dikujt që është mallëngjyer; ngashërim. Mallëngjim i fortë (i madh). Shprehje (lot) mallëngjimi. Plot me mallëngjim. Ndiej një mallëngjim. E pushtoi (e kapi, e mbyti) mallëngjimi. Fliste (këndonte) me mallëngjim. Dridhej nga mallëngjimi.
23
mallëngjyer
Që është prekur thellë në zemër, që është mallëngjyer; i ngashëryer. E priti (e përcolli) i mallëngjyer. *2. Që e ka zënë malli, që ka mall për dikë a për diçka. Fëmijë të mallëngjyer. Prindër të mallëngjyer.
24
mallëngjyes
Që të prek thellë në zemër, që të mbush me mallëngjim; që shpreh mallëngjim; prekës. Këngë mallëngjyese. Pamje (shfaqje) mallëngjyese. Tregim mallëngjyes. Letër mallëngjyese. Me zë (me vështrim) mallëngjyes.
25
mallëngjyeshëm
Që të mbush me mallëngjim, që të mallëngjen, mallëngjyes; i thekshëm. Ngjarje e mallëngjyeshme. Fjalë të mallëngjyeshme. Me një zë të mallëngjyeshëm.
26
mallkim
Veprimi sipas kuptimeve të foljeve MALLKOJ, MALLKOHEM. *2. Fjalët që themi për dikë a për diçka kur e mallkojmë; nëmë. Mallkim i rëndë. Mallkimi i nënës (i t'et). Urimet e mallkimet. I dha mallkimin dikujt e mallkoi. E zuri mallkimi. Mallkimi i nënave (i jetimëve) rëntë mbi fashistët (mbi tradhtarët)!
27
mallkoj
Them për dikë fjalë të rënda, duke besuar se ato i ndjellin fatkeqësi a mjerim, shfaq dëshirën që dikë a diçka ta gjejë një e keqe e madhe, nëm (sipas paragjykimeve e besimeve të kota); kund. bekoj. E mallkoi e ëma (i ati). E mallkoi rëndë. Mos e mallko djalin! *2. lart. Dënoj rëndë e me gjithë shpirt dikë që më ka bërë një të keqe të madhe dhe që dua ta shoh të shkatërruar e të asgjësuar. Mallkuam armiqtë (pushtuesit e huaj). Mallkuam tradhtarët (xhelatët e popullit, shtypësit, gjakpirësit). *3. fet. E quaj diçka jashtë udhës së fesë, e quaj punë të djallit dhe i jap dënimin e perëndisë; e shkishëroj (sipas paragjykimeve e rregullave fetare). Kisha mallkonte heretikët. Dhespoti mallkoi shkronjat shqipe. *4. bised. Shfaq hidhërim e pendim të thellë për diçka. Mallkonte veten. Mallkonte ditën që lindi.
28
mallkuar
Që është mallkuar, që ka marrë mallkimin; që është për t'u mallkuar; si mallk. që qoftë mallkuar. Dorë e mallkuar. Luftë e mallkuar. Fashistët (tradhtarët) e mallkuar. Plumb i mallkuar. Fat i mallkuar. Mot i mallkuar. Ditë e mallkuar. Shtëpi e mallkuar. *2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Lëre, të mallkuarin! Ikni, mor të mallkuar! Ma punuan të mallkuarit. Ç'e do, të mallkuarën! *3. si em. ~I (i) m. euf. Djalli, shejtani.
29
mallohem
Kam mall, më zë malli për dikë a për diçka, përmallohem; mallëngjehem. Mallohej për nënën (për fëmijët). Jam malluar shumë.
30
mallotë
Petk i sipërm prej leshi, për burra, i gjatë e i gjerë si gunë; pallto e trashë. Hodhi mallotën krahëve. E mbuloi me mallotë.
31
mallth
Tuli që kanë nën thonjtë disa kafshë si dhelpra etj.
32
malor
Që është mal; që ka male; që ndodhet në mal e që kalon nëpër male; i malit ose i maleve. Krahinë (tokë, zonë) malore. Vend malor. Kooperativë malore. Rrugë malore rrugë në mal, e përpjetë e me shumë kthesa. Rreth (qytet, fshat) malor. Luginë malore. Klimë malore. Burime malore. *2. Që rron, rritet ose bëhet në male (për bimët ose kafshët). Bimë malore. Drurët malorë. Thëllëzë malore. *3. usht. Që është i përshtatshëm për krahinat malore, që vepron në male, i malit. Artileri malore.
33
malsheshe
Rrafshinë malore; pllajë e vogël.
34
Malta
shteti më i vogël që gjendet në ishujt e Evropës #:Kryeqytet është Valeta.
35
maltor
Ai që nxjerr lëndë ndërtimi a qereste në mal.
36
amalgamë
1 kim. Lidhje e zhivës me një metal tjetër; përzierje e disa metaleve të shkrira në zhivë. Amalgamë plumbi (argjendi, kallaji).
2 fig. libr. Përzierje gjërash të ndryshme. Amalgamë dialektesh. Amalgamë ndjenjash.
37
anamalas
Ai që banon në rrëzë ose në faqe të një mali.
38
anomali
1 spec. Shmangie nga një madhësi a nga një drejtim i përcaktuar ose mesatar. Anomali optike. Anomali magnetike.
2 Shmangie nga rregulli i zakonshëm, zhvillim jonormal; diçka që është jashtë rregullit të caktuar, që nuk shkon si duhet, çrregullim. Anomali trupore. Anomali në punë. Sjell anomali. Mënjanoj anomalitë.
39
anormal
1 bised. Që nuk e ka mendjen në rregull, që nuk është me të e që nuk mund të përgjigjet për veprimet e veta; që i është prishur mendja. Njeri anormal.
2 Që nuk përputhet me normat e me rregullat e përgjithshme, që kryhet ose zhvillohet jo sipas normës së zakonshme, jonormal; kund. normal. Gjendje anormale. Zhvillim anormal. Në kushte anormale.