10 rezultate për "ndërtesë e shenjtë"
Semantik
1
shenjtërore
Vend i shenjtë; faltore a kishë e vogël ku, sipas besëtytnive fetare, ruheshin relike shenjtërish; kungë, ajodhimë. Shkoi (hyri) në shenjtërore.
2
kishë
1
Organizatë fetare e klerit të krishterë, e cila drejton jetën fetare të besimtarëve që përfshin ajo sipas disa dogmave e riteve të caktuara, bashkësi fetare; pushteti fetar i klerit (në vendet ku vepron feja e krishterë). Kisha ortodokse (katolike, anglikane). Pushteti i kishës. Pronat e kishës. E dhjeta e kishës. Ndarja e kishës nga shteti. Lufta kundër kishës.
2
Ndërtesa ku zhvillohen shërbesat fetare, faltorja e të krishterëve (në vendet ku vepron feja e krishterë). Kishë e vjetër. Kambanorja e kishës. Mbyllja e kishave.
3
hijerore
Kungë; faltore, tempull.
4
parashtesor
Që është ndërtuar me anë të një parashtese; që bëhet me anë të parashtesave. Emër parashtesor. Folje parashtesore. Prejardhje parashtesore. Fjalëformimi parashtesor. Mënyra parashtesore e formimit të fjalëve.
5
teqe
Ndërtesë e veçantë për dervishët bektashinj ose për shehun, si edhe për ceremonitë fetare të një tarikati; manastiri a kuvendi i dervishëve bektashinj (në vendet ku vepron bektashizmi). Teqe e vjetër. Babai i teqesë i pari i një teqeje. Ishte pasuri (prone, tokë) e teqesë. Hëngri (fjeti) në teqe. *2. fig. vjet. Vend i shenjtë.
6
kamillaf
Kapela e priftit dhe e murgut ortodoks, e cila ka trajtën e një cilindri. Me kamillaf në kokë. Si kamillafi i priftit.
7
psaltir
1
Vend i caktuar në kishë, ku rri psalti kur psal. U ngjit në psaltir.
2
Pjesë e «Dhiatës së vjetër» që përmban 150 psalme, libri i psalmeve.
8
lutësore
Vend i posaçëm pranë altarit të kishës ku besimtarët luten dhe i falen perëndisë a shenjtorëve (në vendet ku vepron kisha). Lutësorja e kishës. Hynin në lutësore.
9
xhami
Ndërtesë ku bëhen shërbesat sipas riteve fetare të myslimanëve, faltore e myslimanëve (në vendet ku vepron feja islame). Xhami e vjetër. Minarja e xhamisë. Hajati i xhamisë. Kur s'ke bukë në shtëpi, pse çon vaj në xhami? fj.u.
10
mauzole
Ndërtesë që ngrihet si përmendore mbi varrin e një njeriu të shquar ose mbi varret e një grupi dëshmorësh të rënë për mbrojtjen e Atdheut etj. Mauzoleu i Leninit. Mauzoleu i dëshmorëve.