10 rezultate për "udhëheqës fetar"
Semantik
1
shpirtëror
1
At shpirtëror fet. prift që ndjek nga afër dhe drejton jetën shpirtërore e fetare të dikujt; prift, tek i cili rrëfehen rregullisht besimtarët (në vendet ku vepron feja e krishterë).
2
Që ka të bëjë me botën e brendshme, që lidhet me anën psikike të njeriut, me botën e tij mendore, me shpirtin e tij. Bota (jeta) shpirtërore. Lidhje shpirtërore. Gjendja shpirtërore. Prehje shpirtërore. Zhvillimi shpirtëror. Të mirat shpirtërore.
2
mblesë
Fejesë me mbles.
3
fetari
Të qenët fetar.
4
myfti
Klerik i lartë mysliman që drejton punët fetare të një vendi, të një krahine, të një qarku etj.; ai që vendos në një çështje gjyqësore a ligjore duke u mbështetur në kuran e në sheriat (në vendet ku vepron feja myslimane). Myftiu i madh i pari i myftilerëve të një vendi. Vendimi (urdhri) i myftiut.
5
mitropolit
Peshkop ortodoks, që ushtron pushtetin fetar në një mitropoli; titulli më i lartë i peshkopit në kishën ortodokse; titullari i mitropolisë (në vendet ku vepron kisha ortodokse).
6
besnik
1
fet. Besimtar, ai që ndjek me përpikëri dogmat dhe kërkesat e një feje. Besnik i fesë.
2
Që e mban deri në fund zotimin ose që nuk i shmanget asnjëherë detyrës së marrë përsipër; që ndjek pa u lëkundur një tjetër, me të cilin është lidhur nga një ideal a nga një qëllim i përbashkët; që nuk tradhton; që nuk i ndryshon ndjenjat dhe qëndrimin kundrejt dikujt a diçkaje, që e ruan deri në fund dashurinë për të ose që e ndjek dhe e mbron atë deri në fund. Luftëtar (ushtar, shok, mik) besnik. Shoqe besnike. Grua besnike. Rojë besnike. Bir besnik i popullit. I qëndroj (i rri, i mbetem) besnik.
3
Që nuk largohet nga e vërteta, që përputhet plotësisht me diçka tjetër, që mund t'i besohet; i përpiktë. Përkthim (riprodhim, përshkrim) besnik. Kopje besnike. Pasqyrë besnike e diçkaje. Historian besnik.
4
Besimtar, që ndjek me përpikëri dogmat dhe kërkesat e një feje.
7
klerik
Ai që kryen shërbime fetare të një kulti (prift, hoxhë etj.); pjesëtar i klerit (në vendet ku vepron feja).
8
kult
Shërbesë fetare për nder të një hyjnie; ceremonia mistike që bëhet për këtë qëllim (në vendet ku veprojnë besimet e kota në fuqitë e mbinatyrshme). Kulti i Diellit. Kulti i zjarrit. Shërbyesit e kultit. *2. fig. Adhurim a nderim i tepruar ndaj dikujt, të cilit i vishen cilësi, e veti të jashtëzakonshme; gjunjëzimi para tij.
9
fetar
1
Që lidhet me fenë, që i përket fesë, i fesë; që mbështetet në fe; që është tipar i një fetari. Dogmë (lutje) fetare. Paragjykime (bindje) fetare. Botëkuptim fetar. Moral fetar. Mbeturina fetare. Propagandë fetare. Festë fetare. Rite fetare. Sekte fetare. Emër fetar.
2
Që ka për qëllim të përgatitë shërbëtorë të fesë, që ka të bëjë me mësimin e propagandimin e fesë; që i është kushtuar tërësisht fesë dhe zhvillon veprimtari në dobi të saj. Shkollë fetare. Libër fetar. Institucion fetar. Urdhër fetar.
3
Që beson te zoti dhe te dogmat e një feje, besimtar.
4
Ai që beson te zoti, që i beson dogmat e një feje dhe sillet e vepron duke u mbështetur te këto; besimtar.
10
besimtar
1
Ai që beson dogmat e një feje; ai që pranon se ka perëndi, njeri fetar.
2
Që beson në dogmat e një feje, që pranon se ka perëndi, fetar. Njeri besimtar. Plaka besimtare.