11 rezultate për "ujk"
Fjalë
1
ujk
zool. Kafshë e egër mishngrënëse, e ngjashme me qenin, me qime të përhime në të verdheme, me veshë të drejtë e me majë, që sulmon shpesh bagëtitë. Ujk i murrmë (i kuqërremë). Ujk i madh. Ujk i uritur. Kope (lukuni) ujqish. Këlysh ujku. Lëkurë ujku. Strofull e ujkut. Angullima e ujkut. Të çaftë (të preftë) ujku! mallk. Delen (dhinë) që ndahet nga tufa, e ha ujku. fj. u. Ujku mjegull do. fj. u. Kur thonë «ngordhi ujku», atëherë ruaje gomarin. fj. u. Qeni i keq e sjell ujkun në vathë. fj. u. Nuk fle (nuk kullot) delja me ujkun bashkë. fj. u. Ujku bari s'bëhet. fj. u. *2. fig. keq. Njeri shumë i egër e i pamëshirshëm; ai që kërkon të vrasë të tjerët e të gllabërojë gjithçka; lakmues i pangopshëm. Ujqit imperialistë. *3. fig. bised. Njeri shumë i fortë e i shëndoshë; njeri shumë i aftë për punë. Është ujk. * Iu bë ujk diçka iu mërzit shumë diçka, i doli fare nga zemra, s'e duron dot, s'e sheh dot me sy. U bë ujk (bishë) shih te BISHË,~A. Në gojë të ujkut rrethuar nga armiq të egër, fare pranë një rreziku të mundshëm. I kalli ujkun thjeshtligj. shih te KALL. Ujk me brirë thjeshtligj. shih te BRI,~RI. Ujk deti njeri i regjur me vështirësitë e detit, detar i vjetër e me përvojë. Ujk i vjetër (plak) njeri i rrahur me jetën; ai që e njeh mirë një punë. Fut ujkun në vathë shih te VATHË. Ka lëkurën (qimen) e ujkut e ndjekin gjithmonë të këqijat, nuk i ndahen të zezat; i vërsulen të gjithë edhe pa të drejtë. I la një qime ujku te dera (te pragu) dikujt i la një ngatërresë, i la një çështje të ngatërruar për ta zgjidhur, një grindje etj. Mori udhën e ujqve mori një rrugë të shtrembër, hyri në një udhë të keqe. Mbeti (ra) si ujku (si zagari) në thekër mbeti në gjendje të vështirë, shumë ngushtë, sa s'ka ku të vejë më keq, pa përkrahje, pa rrugëdalje, pa shpresë. E pagoi si ujku me lëkurë mori dënimin e merituar, e pagoi shtrenjtë, me kokë një veprim të keq. E shikon (e vështron) si ujku hënën e shikon me inat. E ka parë ujkun që i vogël (që në vogëli, që foshnjë) është njeri i rrahur me jetën, ka parë e ka kaluar shumë të këqija e rreziqe, nuk trembet nga rreziqet e nga kërcënimet. I tregon lëkurën e ujkut dikujt e frikëson, e tremb dikë duke iu kanosur me diçka. S'trembet ujku nga mushkonjat fj. u. thuhet për dikë që nuk do t'ia dijë fare kur e kërcënon një kundërshtar i pafuqishëm. Ujk me lëkurë qengji njeri i pabesë, që i mbulon qëllimet e veta grabitqare duke u shtirë sikur është i mirë. Prej ujkut ra në gjarpër shih te GJARPËR,~RI. Vuri (bëri) ujkun bari shih te BARI,~U I. Ka lëkurën e ujkut në kurriz (në shpinë) është me turp mbi shpinë; ka shumë faj. Leshtë e ujkut, thonjtë e bufit fj. u. kundër të keqit e të egrit duhet përdorur forca. I vari ujkut mëlçitë në qafë iron. shih te VAR. Ujku qimen ndërron, por zakonin s'e harron thuhet për dikë që hiqet sikur ka ndryshuar qëllimet dhe natyrën e tij, por që në të vërtetë është po ai i pari. Unë them «ja ujku!», ti kërkon gjurmët (kur ke ujkun, mos i kërko gjurmët!) fj. u. thuhet për dikë që kërkon të fshehë diçka që duket fare qartë ose që e kërkon të vërtetën jo aty ku ajo duket qartë, por aty ku ajo mbulohet e errësohet. Çakalli bëri kërdinë, ujkut i doli nami fj. u. thuhet për dikë që ka bërë shumë të këqija, por është fshehur pas dikujt tjetër që njihej nga të gjithë si keqbërës. Dhentë pa bari i ha ujku një nga një fj. u. shih te BARI,~U I. Gojë ujku bot. gojujk. Gjemb ujku bot. ashe. Thanë ujku bot. shih te THAN/Ë,~A.
2
bujk
Ai që punon tokën dhe rrit bimë bujqësore, ai që merret me bujqësi. Bujk i përparuar (i dalluar). E bën bujku arën, s’e bën ara bujkun. fj.u. Po të kishte frikë bujku nga krimbat në arë, nuk do të mbillte kurrë farë. fj.u. # hist. Ai që merrte tokë me qira nga pronari, e punonte dhe mbante për vete vetëm një pjesë të vogël të prodhimeve; çifçi.
3
bujkrob
1
Fshatar në sistemin feudal, që ishte rob i feudalit a i çifligarit e shfrytëzohej prej tij, që nuk kishte asnjë të drejtë mbi tokën, mbi mjetet e punës, mbi prodhimet e asnjë të drejtë qytetare dhe që mund të shitej e të blihej si skllav së bashku me tokën; skllav i tokës. Puna e bujkrobërve.
2
Që ishte bujkrob; që rronte në bujkrobëri. Fshatar bujkrob. Familje bujkrobe.
4
bujkrobëri
Formë shfrytëzimi e varësie e bujkrobërve nga feudali a nga çifligari në rendin feudal; sistem shoqëror, që mbështetej në varësinë e bujkrobërve nga feudalët a nga çifligarët. Sistemi i bujkrobërisë. Zhdukja (heqja) e bujkrobërisë.
5
bujkrobërohem
Bëhem bujkrob, kthehem në bujkrob.
6
bujkrobëroj
E bëj bujkrob, e kthej në bujkrob; e trajtoj si bujkrob.
7
bujkrobëror
Që ka të bëjë me bujkrobërinë, që i përket bujkrobërisë; që mbështetet në bujkrobërinë, që ka tiparet e veçoritë dalluese të bujkrobërisë. Sistem bujkrobëror. Marrëdhënie bujkrobërore.
8
bujkrobërues
Që ka të drejtën mbi tokën, mbi mjetet e punës e mbi prodhimet dhe që shfrytëzon punën e bujkrobërve; që jeton me djersën e bujkrobërve. Feudal (çifligar) bujkrobërues.
9
dujkë
Pemë e pjekur tepër, e zbutur dhe e squllët; pemë e ndulkët. Nuk i pëlqejnë dujkat.
10
qen-ujk
Qen me trup të madh e të fuqishëm, shumë i ngjashëm me ujkun, që mbahet për të ruajtur bagëtinë, për të gjurmuar keqbërësit etj.
11
qepujkë
1
Qepë e vogël që rritet nga fara dhe që përdoret për t'u mbjellë ose për ushqim. Qepujka të regjura. Ngastër me qepujka.
2
Qepore e vogël e disa bimëve barishtore. Bimë me qepujka.