Logo
fjalor-semantik
Kërkim semantik me inteligjencë artificiale
10 rezultate për "vend ku ruhen librat" Semantik
1
bibliotekë
1 Institucion, që merret me grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e librave, të revistave e të botimeve të tjera, që i bën këto të njohura në masat e gjera dhe ua jep lexuesve përkohësisht për t'i shfrytëzuar; ndërtesa ose salla e këtij institucioni. ''Biblioteka Kombëtare. Bibliotekë shkencore. Biblioteka shëtitëse (lëvizëse) libra e revista, që dërgohen me një mjet të veçantë nga një vend në tjetrin për t'u shfrytëzuar nga lexuesit. Biblioteka e Akademisë së Shkencave. Biblioteka e universitetit (e shkollës, e fakultetit, e institutit). Biblioteka e qytetit (e lagjes, e fshatit, e fabrikës, e ndërmarrjes). Salla e bibliotekës. Fondi i bibliotekës. Skedari i bibliotekës. Anëtar i bibliotekës.''
2 Tërësia e librave, që ka mbledhur dikush për t'i lexuar ose për të punuar me to. Bibliotekë vetjake (e pasur). Krijoj një bibliotekë.
3 bised. Raft i posaçëm, në të cilin mbahen libra. Bibliotekë me xham. Bibliotekë në mur. Bëj një bibliotekë. Vë librat në bibliotekë.
4 Libra, me përmbajtje e me tematikë të afërt ose me përmasa të njëllojta, që shtypen varg nga një shtëpi botuese a që i drejtohen një grupi të caktuar lexuesish. Biblioteka e pionierit. Biblioteka e rinisë. Biblioteka e minatorit. Biblioteka e poezisë. Bibliotekë xhepi. * Bibliotekë e gjallë libr. shih te gjallë (i. e).
2
ledhore
Vend që lihet i pashkruar anash në një faqe fletoreje a libri, në një shkresë etj. Ledhore e ngushtë (e gjerë). Ndaj ledhoren me vijë të kuqe. Shënoj në ledhore.
3
pult
1 Tryezë e vogël dhe e pjerrët, që shërben për të vendosur mbi të një libër, partiturat etj.; katedër. Pulti i dirigjentit. Pulti i mësuesit. Vuri partiturat në pult.
2 tek. Mekanizëm i posaçëm, i pajisur me sinjale, me aparatura matëse, kontrolluese etj., që shërben kryesisht për të drejtuar punën në një fabrikë, në një sektor të caktuar etj. Pulti qendror. Pult elektrik. Pulti i drejtimit (i komandimit). Drejton nga pulti.
4
librari
Dyqani ku shiten libra. Libraria popullore. Libraritë e qytetit. Libraria e teksteve shkollore.
5
banderolë
1 Rrip i gjerë pëlhure ose letre, me një parullë a citat të shkruar në të, që varet në raste festash ose mbahet në duar në një manifestim, në një demonstratë etj. Var (vendos) një banderolë. Mbaj banderolën. Zbukuroj me flamurë e banderola.
2 Rrip letre për të mbështjellë libra, gazeta, revista etj. që dërgohen me postë; rrip i hollë letre që mbyll paketën e cigareve. Ngjit banderolat. Mbështjell me banderolë.
6
kallamar
Kuti ku mbahen boja e shkrimit, pena etj.; shishe e vogël prej xhami a prej lënde plastike për bojë shkrimi. Ngjyej në kallamar. *2. zool. Butak deti i ngjashëm me sepjen, por me trup më të hollë e të zgjatur, që ka brenda një petëz të fortë e të tejdukshme në trajtë pende.
7
qep
1 Lidh së bashku me pe ose me tel të hollë fletë letre ose fashikuj të një libri. Qep librin. Qep fletoren. Qep dokumentet.
2 Shkoj në pe, bëj varg. Sa penj duhan qepën sot?
3 fig. Puthit fort, bashkoj e shtrëngoj fort. I qepi buzët. M'i qepi gjumi sytë (qepallat).
4 Maja e zgjatur dhe e mprehtë e një vegle. I ra me qepin e kazmës.
5 Sqepi i një shpendi. Me qep të gjatë. I ra me qep.
6 Kep, majth për të gdhendur gurin e mullirit.
7 Bashkoj me pe, të shkuar në gjilpërë, anët e copave prej pëlhure, prej stofi, prej lëkure etj.; kund. shqep. Qep këmishën (xhaketën). Qep astarin e palltos. Qep jorganin. Qep me dorë (me makinë). Qep me pe (me spango). Qep rrallë e rrallë. Mësoj (di) të qep. Makinë për të qepur.
8 Bashkoj me pe, të shkuar në gjilpërë, një copë, një pjesë, një kopsë etj. te një rrobë a këpucë; kund. shqep. Qep pullat (kopsat). I qepi një arnë. I qepi mëngën këmishës.
9 Bëj rroba sipas masës. Qepi një kostum me porosi. E qepi te rrobaqepësi.
10 mjek. Bashkoj me pe, të shkuar në gjilpërë, dy buzët e një plage a të një të çare në trup. Qep plagën. Ia qepën buzën e çarë.
8
bibliotekar
Punonjës i një biblioteke, i cili kujdeset për ruajtjen e mirëmbajtjen e librave, të revistave etj. dhe për shfrytëzimin e tyre nga lexuesit; përgjegjësi i një biblioteke të vogël. Bibliotekari i shtëpisë së kulturës.
9
faqe
1 fig. libr. Pjesë nga jeta e një njeriu ose nga historia e një populli, e një kombi, e një vendi etj.; epokë. Faqe e lavdishme (e ndritur, e shkëlqyer) e historisë së popullit tonë. Hap një faqe të re.
2 Secila nga dy pjesët anësore të fytyrës së njeriut nga syri deri te nofulla e poshtme dhe nga hunda deri te veshi; secila nga dy anët e turirit të kafshëve. Me faqe të kuqe (të fryra, të fishkura). Mollëzat e faqeve. Me nishan në faqe. Laj faqet. Iu skuqën faqet. E puthi në faqe.
3 bised. Pjesa e përparme e fytyrës së njeriut; fytyrë; çehre. Me faqe nga lindja. I ktheu faqen. Mori tjetër faqe. E ndërroi faqen. S'ka vënë (s'ka shkuar) brisk në faqe është ende i ri e pa përvojë.
4 Secila nga anët e një sendi; sipërfaqja anësore e diçkaje; pjesa e përparme e kryesore e një ndërtese, e një sendi etj., pjesa që duket, ballë; parëse. Faqja e përparme (e pasme, e jashtme, e brendshme). Faqe anësore. Faqe muri. Faqet e enës. Faqet e pusit. Faqja e shtëpisë. Faqja e çatisë. Faqe mali (kodre). Faqet e kubit (e piramidës). gjeom. I marr faqet trungut e gdhend anash, faqoj.
5 Secila nga dy anët e fletës së një fletoreje, të një libri etj.; ajo që është shkruar në secilën anë të fletës. Faqja e parë (e fundit). Faqe e shkruar (e bardhë). Faqja letrare (shkencore) e revistës. Faqe fletoreje (libri. reviste, gazete). Numri i faqeve. Faqe për faqe në çdo faqe me radhë. Në krye (në fillin, në fund) të faqes. Kthej (palos) faqen.
6 Këllëf dysheku a jastëku. Faqe dysheku (jastëku). I bëj faqe të re. I shtie faqen.
7 bised. Periudhë kohe sa zgjat një vit; periudhë kohe aq sa jeton një njeri; brez. Një faqe njeriu. Faqe pas faqeje.
10
librar
vjet. Pronari i një librarie.